Qeveria e re ‘Rama’ me më pak ministra, por zv/ministra, do të ketë me shumicë

Edi Rama po e shet si një arritje të madhe, tkurrjen e anëtarëve të kabinetit të tij gjatë mandatit të dytë qeverisës. Por paralelisht me këtë tkurrje të numrit të ministrave, “Rama II”, pritet të ketë një numër shumë të madh zëvendësministrash.

Kjo u paralajmërua nga vetë kryeministri, mbrëmë gjatë intervistës së parë si i mandatuar dhe dekretuar, në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës.

Në përgjigje të pyetjes, se si do të menaxhohen të ashtuquajturat “superministri”, kryeministri tha se për çdo sektor të rëndësishëm do të ketë nga një zëvendësministër përgjegjës.

Rama nuk e përjashtoi mundësinë, që ndonjë prej ministrive gjigante, të ketë deri në 4 zëvendësministra.

“Ministritë nuk do të drejtohen më nga një person i vetëm po nga një skuadër”, tha ai për këtë çështje.

SYRI.net