Meta: Ka vullnet maksimal për të punuar me organet e reja të Vetingut

Presidenti Ilir Meta është prononcuar për mediat në përfundim të mbledhjes së KLD-së, institucion që ai e mblodhi sot për herë të parë.

I pyetur mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe krijimin e institucioneve të reja, Meta tha se sistemi i drejtësisë ka problematikat e veta, se procesi është plot sfida,  porse ka vullnet maksimal për të punuar me organet e reja të Vetingut.

Presidenti Ilir Meta e mblodhi sot KLD-në për shqyrtuar punën e disa gjykatave lidhur me vendimet e dhëna për dhunën në familje, nisur nga vrasjet më të bujshme të ditë kohëve të fundit, si ajo e gjyqtares Fildese Hafizi nga i shoqi apo hedhja nga pallati prej të shoqit, e Liliana Rukos në Fier.