Dorëzimi i legjendës së Milanit: Më zëvendëso, skam çfarë t’i bëj Messit!

Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta ka bërë një rrëfim mbresëlënës për Lionel Messin me të cilin ka pasur një episod kur argjentinasi ishte vetëm 17 vjeç.

Në një intervistë për “Sky Sport”, Costacurta ka rrëfyer se i kishte kërkuar Ancelottit që ta zëvendësonte pasi e kishte të pamundur për ta ndalur Lionel Messin, shkruan SYRI.net.

“Pas paraqitjes së shkëlqyer kundër Juventusit, m'u kujtua se e kisha sfiduar Messin kur ai ishte 17 vjeç. Ishte një sfidë për Champions, unë hyra gjysmë ore nga fundi ndërsa Messi u fut në lojë menjëherë pas meje. Mbaj mend t’i drejtohem Ancelottit të më zëvendësojë pasi ishte e pamundur për ta ndalur këtë talent...”, rrëfeu ai.

Costacurta për 21 vite veshi fanellën e Milanit me të cilin zhvilloi 458 paraqitje.

/ SYRI.net /