VIDEO/ ‘Plas’ sherri mes tifozëve të Arsenalit dhe Kolnit

Arsenali fitoi me përmbysje 3-1 përballë skuadrës gjermane të Kolnit në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët britanikë dhe gjermanë janë rrahur brutalisht në shkallët e stadiumit.

Policia britanike ka shoqëruar në komisatiat disa prej tifozëve që kanë nxitur dhunë.