FOTO/ Koreja e Veriut lëshon raketën tjetër, alarm në Japoni, SHBA në gatishmëri

Një tjetër raketë është lëshuar nga kryeqyteti i Koresë së Veriut, Pyongyang. Siç raportojnë mediat koreano jugore raketa është lëshuar nga një bazë pranë kryeqytetit të Veriut.

Raketa është lëshuar në drejtim të Japonisë, e cila ka dhënë alarmin.

Autoritetet janë shprehur se raketa ka fluturuar mbi territorin e saj, rreth 2 mijë milje larg kepit  Erimo ne Hokkaido.

Autoritetet kane leshuar nje alarm dhe kërkuan nga banorët që të strehohen.

Mesazhi i alarmit i leshuar ne Japoni
 

Nga ana tjetër, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja janë në gatishmëri dhe po analizojnë detajet e nisjes së raketës kontinentale. Pas lëshimit të raketës së radhës, Koreja e Jugut ka mbledhur në mënyrë urgjente qeverinë.

Vetëm një ditë më parë u organizua një stërvitje në pjesën Jugore, me qëllim për ti dhënë përgjigje Koresë së Veriut.

SYRI.net