A do kërkojnë divorcin nga bashkëshortët e tyre Xhensila dhe Marina pas kësaj FOTO?

Dasmat VIP gjatë kësaj vere kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike...aq sa tashmë anë nisur edhe shaka të ndryshme në rrjete sociale.

Një prej tyre është një foto që po qarkullon në rrjet ku aktori Bes Kallaku shfaqet duke puthur në buzë reperin Getoar Selimi. Ka qenë vetë Besi që e ka shpërndarë foton në profilin e tij në Instagram duke shkruar:

Getoar Selimi me Marina Vjollcën dhe Bes Kallaku me Xhensila Myrtezajn kanë patur padyshim dy nga dasmat më të përfolura e të mbuluara mediatikisht për këtë vit. Dyshet mblodhën qindra të ftuar në dasmat e tyre gjigante duke bërë bashkë miq, familjarë e plot emra të njohur të artit, muzikës, biznesit, politikës etj.

Ndërkohë që Marina dhe Getoari pritet të nisin muajin e tyre të mjaltit, Xhensila dhe Bes Kallaku janë tashmë në një të tillë. Por, edhe pse në vendin e mrekullueshëm që kanë zgjehdur, duket se aktori Bes Kallaku nuk i lë dot rrjetet sociale.

Ai ka ripostuar një foto të realizuar nga një faqe humori në Instagram, e cila shfaq dy figurat e njohura duke u puthur. ‘Edhe i thashë ta hiqte pak mjekrën, por nuk më dëgjoi,”- shkruan me humor aktori nën foto duke shkaktuar një lumë komentesh dhe të qeshura tek ndjekësit.