VIDEO/ Mundet Strakosha, Rashica jep asistin perfekt!

Mesfushori kosovar Milot Rashica ka dhënë asistin në golin e parë të ndeshjes Vitesse – Lazio.

Asisti i 21-vjeçarit u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi sllovak Tim Matavz, i cili mundi Strakoshën dhe kaloi në avantazh holandezët.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0.