VIDEO/ Kryetari i PD-së, Lulzim Basha: Më detyruan amerikanët, këtu nuk bie dakord me Sali Berishën

“Marrëveshja me Edi Ramën ishte një marrëveshje e shkëlqyer”- u shpreh një ditë më parë ish kryeministri Berisha për akordin politik të 18 majit Rama-Basha.

Por kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se ai nuk bie aspak dakord me liderin historik të partisë së tij në këtë pikë: “Kam një qëndrim ndryshe nga Berisha. Ai e quan një marrëveshje të shkëlqyer. Për mua marrëveshja erdhi në kushtet e një detyrim absolut. Marrëveshja politike e 18 majit që erdhi pas ndërhyrjes amerikane dhe si e tillë nuk ishte qëllimi im pasi qëllimi im ishte largimi i edi ramës. Pas disa ndërhyrjeve të europianëve, erdhi misioni amerikan që u njoh si Mcallister plus. Në këtë moment PD u detyrua të pranonte marrëveshjen. Edi Rama ishte gati të emëronte opozitën e tij në parlamentin e ri. Në këto kushte vendimarrja ishte e detyruar”- u shpreh Basha në Opinion.

Basha shtoi se ndryshe nga një “qepallim” siç e vlerëson analisti Artur Zheji marrëveshjen në fjalë, ai këmbënguli se gjatë takimi i është drejtuar më shumë se njëherë Edi Ramës duke i thënë: “ti je problemi dhe ti duhet të largohesh”.