Rama për Bashën/ Nuk bëri asgjë si kryetar opozite përveç marrëveshjes me mua

Kryeministri Edi Rama, ka vlerësuar kreun e opozitës Lulzim Basha, për marrëveshjen e arritur para zgjedhjeve të 25 qershorit.

I ftuar në ‘Top Story’, Rama tha se e vetmja gjë e mirë që ka bërë Basha si kryetar i opozitës ishte kjo marrëveshje.

‘Ajo që unë dua të përsëris që marrëveshja nuk është marrëveshje, nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Marrëveshja në këndvështrimin tim i duhet këtij vendi për të hyrë me një shpejtësi të re në raport me ambiciet dhe nevojat që kanë njerëzit e këtij vendi. është një marrëveshje, ku të gjitha palët vetëm fitojnë dhe asnjë palë nuk humbet, ndërkohë që nga konflikti, sherri, fyerjet dhe sharjet Shqipëria humbet dhe mes palëve humbet më shumë ai që i fryn më shumë asaj politike. 25 qershori e tregoi që nuk japin shqiptarët votë me atë lloj politike. Nëse do të nisesha nga interesi i ngushtë politik, kjo do të ishte gjëja më mirë që të kishim përballë një opozitë që vetëm shan dhe vetëm hedh mllef e helm, që është komplet jashtë realitetit të shqetësimeve reale të shqiptarëve. Nuk ka shans që njerëzit të vënë gishtin dhe të thonë që këta na duhen për të qeverisur. Nëse Lulzim Basha kë bërë një gjë të mirë si kryetar i opozitës është kjo marrëveshje.