19 vjetori/ Presidenti Meta viziton shtëpinë e Pishtarit të Demokracisë Azem Hajdari

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë sot pasdite në familjen e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari.

Presidenti Meta vlerësoi rolin historik të Azem Hajdarit në frymëzimin e Lëvizjes Studentore dhe Lëvizjes së Dhjetorit duke çelur një epokë të re për Shqipërinë.