VIDEO/ Shënohen 2 gola, ja çfarë po ndodh në grupin e Skënderbeut

Teksa Dinamo e Kievit - Skënderbeu vijon me rrjeta të paprekura, në ndeshjen tjetër të grupit B në UEFA Europa League, janë shënuar dy gola pa mbaruar pjesa e parë.

Mesfushori Marko Jankovic kaloi në avantazh miqtë e Partizanit në minutën e 11-të.


Barazimi megjithatë erdhi nga Christian Fassnach, tre minuta më vonë.


Teksa pjesa e parë është drejt fundit, Young Boys- Partizani i Beogradit vijon me rezultatin 1-1.