Terrori policor në Shkozë, vjen reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas terrorit policor ndaj banorëve të Shkozës, teksa këta të fundit po protestonin, për të mos ju prishur shtëpitë.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë e ka cilësuar të dhimbshëm terrorin e policisë edhe ndaj grave e fëmijëve.

‘E dhimbshme, terror policor ndaj grave dhe fëmijëve në Shkozë!’, shkruan ish-kryeministri Berisha.

Gjatë ditës së sotme banorët e Shkozës kanë protestuar duke bllokuar rrugën në urën me të njëjtën emër, pasi bashkia po kërkon tu prishë shtëpitë për shkak të zgjerimit të rrugës.