I vret babin me sopat, tenton të vrasë edhe djalin

Rreth orës 15:00 në Pejë ka ndodhur një krim i rëndë, ku një person ka lënë të vdekur me sopatë një person.

F.Ll. ka goditur me sopat I.G. duke e lënë të vdekur dhe më pas ka tentuar ta vrasë edhe djalin e tij F.G, shkruan lajmi.net.

Këtë ngjarje makabre e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.