FOTO/ Aksident tragjik - Vdes italiani, shqiptari në gjendje të rëndë

Një aksident vdekjeprurës ka ndodhur pasditen e sotme në Lecce të Italisë, ku një italian ka humbur jetën, ndërsa një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë.

Viktima është 88-vjeçari Giovanni Errico, ndërsa shqiptari i plagosur është me iniciale G.E., 54-vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Lecce­Frigole, ku është përplasur makina tip “Fiat Palio Station Wagon”, që drejtohej nga 54-vjeçari shqiptar dhe një “Hyundai Atos” që drejtohej nga italiani.

Përplasja ka qenë e fuqishme dhe i moshuari ka humbur jetën në vend, ndërsa shqiptari është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Në makinat respektive nuk ka pasur pasagjerë.

/SYRI.net/