Shpallet formacioni më i mirë i Championsit, surprizë mungesa e super-yllit

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Real Madrid dhe Chelsea janë dy skuadrat që kanë më shumë përfaqësues në këtë formacion, me nga dy lojtarë.

Te Real Madrid janë përfshirë Ramos dhe Ronaldo, ndërsa te Chelsea dy mbrojtësit Azpilicueta dhe Zappacosta.

Skuadrat tjera kanë nga një lojtar, por befasia e këtij formacioni është mungesa e Leo Messi, i cili shënoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Juventusit.