Prishja e 153 banesave në Shkozë, mister se i kujt është projekti, i bashkisë apo qeverisë

Civitas.al raporton se gjatë ditës së sotme është regjistruar një situatë mjaftë interesante që ngjan me një krisje të marrëdhënieve mes Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Siç raporton portali Civitas.al, i gjendur nën trysninë e protestës së banorëve, kryebashkiaku ka urdhëruar “ushtrinë e propagandës” në Bashkinë e Tiranës që të qarkullojë nëpër media lajmin sipas të cilit projekti i rehabilitimit të Lanës është projekt i qeverisë, dhe jo i bashkisë.

Fakti është që në fazën e parë të këtij projekti është planifikuar të shemben 153 shtëpi dhe banorët, në mungesë të dëmshpërblimit të premtuar, do mbeten nën qiell të hapur.

Nga ana tjetër policia ka përdorur forcën për shpërndarjen e protestuesve të cilët prej 4 orësh bllokuan rrugën kryesore, duke mos kursyre deri edhe fëmijë.

Ndërkohë raportohet se tensioni social në zonën e Shkozë vijon të mbetet i lartë, aq sa Erion Veliaj të mendojë t’ia hedhë fajin deri edhe mentorit të tij politik, Edi Ramës.