Në kërkim për vrasje në Greqi, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Një 47-vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar u arrestua këtë mëngjes në Larisa të Greqisë, raportojnë mediat greke.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, në mars të vitit 1996, në një zonë të Atikës, plagosi rëndë një 46-vjeçar duke e goditur me një mjet bujqësor. I plagosuri më pas ndërroi jetë.

47-vjeçari u dërgua në burgun e Larisës me kërkesë të Prokurorisë.

/SYRI.net/