Gazetarja e njohur jep mesazhin më të bukur për nënat e reja

Prej 4 muajsh, moderatori i njohur i “Top Show” Alban Dudushi dhe partnerja e tij, Bieta Sulo, janë bërë prindër të një vogëlushi, të quajtur Kroi Art.

Me ardhjen në jetë të djalit, jeta e çiftit të njohur ka ndryshuar tërësisht. Bieta është një nënë e përkushtuar ndaj djalit të saj dhe që prej lindjes së Kroit i gjithë Instagram-i  është mbushur me foto të vogëlushit.

Pak minuta më parë, ajo ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm drejtuar të gjithë nënave. Bieta, e cila është njëkohësisht edhe kryeredaktore e “Top Show”, ka publikuar një foto ku shfaqet duke i dhënë qumësht gjiri djali të saj dhe duke mbështetur të gjitha nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht në publik.

“Ora 19:01… 4 muaj në krahët e njëri-tjetrit. Pro ushqimit me qumësht gjiri”,- shkruan kryeredaktorja e “Top Show” bashkangjitur fotos.

Pa diskutim ky është një mesazh shumë domethënëse për të gjitha nënat e kush më mirë se Bieta që sapo e ka provuar ndjesinë mund ta thotë këtë!/Blitz.al/