Austria Vienna-Milan/ Montella ndryshon formacionin, ja befasia në sulm...

Trajneri Vincenzo Montella pritet të bëjë një ndryshim të madh në sulmin e Milanit kundër Austria Vjenës të vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Sulmuesi kroat, Nikola Kalinic është favorit për të luajtur nga minuta e parë në duelin aq shumë të rëndësishëm, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Nikola Kalinic pritet ta bëjë paraqitjen e tij të parë si titullar me skuadrën kuqezi.

Kujtojmë që gjatë merkatos së verës, Kalinic u largua nga Fiorentina për tu bashkuar me Milanin.

Formacioni i mundshëm i Milani: G. Donnarumma; Zapata, Bonucci, Romagnoli; Abate, Kessie, Biglia, Calhanoglu, Antonelli; Kalinic, Andre Silva.

/ SYRI.net /