FOTO/ Brazil, rruga që ndan dy botë të ndryshme

Disa mijëra njerëz të pastrehë jetojnë në kasolle prej najloni dhe tenda të cilat i kanë ngritur në një fushë, ku vetëm rruga i ndan nga pjesa urbane e Sao Paulos, raporton Anadolu Agency/

Fotoreporteri i AA-së ka regjistruar imazhe unike në qendrën e qytetit të Sao Bernardos do Campo, në shtetin e Sao Paulos në Brazil, ku jetojnë dy botëra krejtësisht të ndryshme, ku të pastrehët luftojnë së bashku për mbijetesë dhe popullsia urbane me strehim të rehatshëm në rrokaqiej dhe vila.