Moti të premten, rritje temperaturash me dy gradë
Të premten vijon dominimi i kthjellimeve në territor gjatë gjithë ditës, përjashtuar ekstremin verior dhe verilindor të vendit ku priten edhe vranësira kalimtare, njofton Meteoalb.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 31 - 32°C.