Dy super agjentët në ‘luftë’ për Dele Alli

Dy super agjentët Mino Raiola dhe Jorge Mendes janë në garë kokë më kokë për të marrë shërbimet e ‘yllit’ të Tottenhamit, Dele Allin i cili tashmë është ndarë nga agjenti i tij Rob Segal.

Sipas tabloidit britanik “The Times”, Raiola dhe Mendes që kanë deri më tani vetëm një klient anglez janë futur në garë për lojtarin 21-vjeçar.

Alli ka qenë pjesë e Segal dhe Impact Sports Management që nga mosha 15 vjeçare.

Raiola ka nën menaxhim yjet e Manchester United, si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Romelu Lukaku dhe Henrikh Mkhitaryan.