Intervista në SYRI.net e ish-kryeministrit Sali Berisha, ja çfarë thotë sot kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka dashur që të komentojë deklaratat e e ish-kryeministrit Sali Berisha të bëra mbërëmjen e djeshme gjatë një interviste në emisionin ‘FAKT’SYRI.net të gazetarit Çim Peka.

I pyetur jshtë parlamentit nga gazetarët në lidhje me deklarata e ish-kryeministrit se ‘lista e deputetëve ishte vetëm e Lulzim Bashës dhe jo e PD-së’ dhe  për deklaratën tjetër se ‘këshilltarët e Bashës në fushatë ishin mizerabë’, kreu i PD-së, nuk ka dashur që t'i komentojë.

Ai është shprehur vetëm se këto janë çështje të brendshme të PD-së dhe do diskutohen.

‘Këto janë çështje që na takojnë si Parti Demokratike, - tha Basha, - i diskutojmë brenda Partisë Demokratike, sigurisht me transparencë maksimale para medias dhe qytetarëve. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të heqim vëmendjen nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet ku asgjë nuk ka ndryshuar. Një gjë është e sigurtë, Partia Demokratike nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara, për t’u bashkuar me qytetarët, për t’u ofruar më të mirën dhe kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, por po kështu të vërtetë dhe që i shkon për shtat interesave të qytetarëve dhe jo interesave individuale të askujt, as të miat individuale, dhe të askujt tjetër."

SYRI.net