Luftë mes bandash në Meksikë, vriten 13 persona

Duket se lufta mes bandave është infesifikuar edhe më shumë në Meskikë gjatë muajit shtator.

Pesë persona janë vrarë në një bar në natën e së martës në kryeqytetin e shtetit qendror Guanajuato, ndërsa shtatë persona u gjetën të vdekur në dy vende të ndryshme në shtetin perëndimor të Michoacan.

Tre trupa janë gjetur në gjendje të dekompozuar, përfshirë edhe një grua.

Shkalla e vrasjes është rritur tashmë mbi nivelet e vitint 2011, që konsiderohej si viti më vdekjeprurës nën ish-presidentin Felipe Calderon, i cili dërgoi edhe ushtrinë për të luftuar bandat e drogës.

Në shtatë muajt e parë të vitit 2017, prokuroria ka hetuar 14,190 vrasje./SYRI.net/