U dëmtua në Barcelonë, Juventusi sqaron gjendjen e lojtarit

Juventusi ka konfirmuar se dëmtimi i Mattia De Sciglios, të cilin e pësoi në humbjen 3-0 nga Barcelona në Ligën e Kampionëve,  nuk është serioz.

Mbrojtësi italian shfaqi disa probleme në fund të pjesës së parë, duke u zëvendësuar nga Stefano Sturaro, por Juventusi ka përjashtuar dëmtimin serioz në kyçin e këmbës.

Sot, Mattia De Sciglio iu nënshtrua testeve mjekësore në 'Jmedical'. Duke pasur parasysh kohën e shkurtër të dëmtimit, përveç monitorimit të përditshëm klinik, do të nevojiten kontrolle shtesë mjekësore në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit bardhezi.