Neymar i hyn në pjesë Messit dhe Ronaldos për ‘Topin e Artë’

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, i cili u transferua në Francë për 222 milionë euro, thotë se nuk është i dhënë shumë pas “Topit të Artë”. Por, braziliani nuk e ka fshehur dëshirën për ta pasur këtë çmim një ditë në duart e tij.

Natyrisht çdo lojtar ëndërron “Topin e Artë”. Por, nuk duhet të mendoj për atë. Duhet të mendoj se çfarë është më e mira për grupin, për ekipin”, u shpreh Neymari pas fitores 5-0 ndaj Celtic në Champions League.