Qeveria e re betohet në presidencë/ Meta: Bashkëpunoni me opozitën për Reformën në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri, kanë kryer betimin në presidencë gjatë një ceremonie moderne. Në fjalën e tij presidenti i Republikës, Ilir Meta duke i uruar qeverisë së re, punë të mbarë, kërkoi bashkëpunim me opozitën për përshpejtimin e Reformës në Drejtësi, e cila sipas tiuj ëhstë jetike për të ardhmen e vendit.

Ja fjala e Metës:

I nderuar zoti kryetar i Kuvendit i nderuar zoti kryeministër

Shqipëria dhe shqiptarët presin nga qeveria e re, përgjegjësi më të mëdha për të përballuar sfidat.

Dua të theksoj rëndësishëm që ka përshpejtimi i Reformës në drejtësi, me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Integrimi në BE, ndaj shpresoj një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe opozitës, në mënyrë që të hapim sa më shpejt negociatat.

Jam shumë i i gëzuar që qeveria e ka pagëzuar vitin 2018 si viti i Skënderbeut. Dua tu them se do të kemi gjithmonë mbështetjen time. Heroi ynë kombëtar është simboli i bashkimit, që është ajo për çfarë kemi më shumë nevojë.