Mbappe frymëzohet nga Shevçenko e Kaka: Jam rritur duke parë Milanin e madh

Në intervistën e tij të parë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Kylian Mbappe ka deklaruar se dikur ndiqte Milanin.

Në fjalën e tij, 18-vjeçari i transferuar te PSG-ja për 180 milionë euro, tha: “E di që jam i ri, por unë jam rritur duke parë Milanin r madh të Kakasë dhe Shevçenkos. Kush e do sportin si unë, e di se sa mitik është futbolli italian. Sigurisht ka kaluar një krizë, por nëse po rilind është edhe falë projekteve ambicioze të Milanit dhe Interit”.