Britani, papunësia në nivelin më të ulët që nga viti 1975

Numri i të papunëve në Britaninë e Madhe është ulur me 75.000 në tre muajt e fundit, duke ulur shkallën e papunësisë në 4.3 për qind.

Kjo shënon shkallën më të ulët të papunësisë që nga viti 1975, por presioni në rritjen e pagave po vazhdon, njoftoi sot Zyra britanike e statistikave (ONS).