Beppe Marotta: Iniesta rinovon me Barcelonën

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta beson që Andres Iniesta do të qëndrojë te Barcelona.

Spanjolli ishe ndër më të mirët në fushë gjatë fitores së Barcelonës 3-0 ndaj Juventusit.

 “Ai është një kampion i madh, por ka kontratë me Barcelonën ende dhe do ta vazhdojë atë. Ai është afër të merret vesh me bordin e klubit dhe është një lojtar i rëndësishme për ta, që kështu unë mendoj që ai do të qëndrojë të Barcelona”, tha Marotta.

Kujtojmë që Iniesta ende nuk ka rinovuar dhe ka një kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në verën e vitit 2018.