Kërcënimi i fundit i Koresë së Veriut: SHBA do të përballet me...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit, më 3 Shtator, ka kryer provën e gjashtë bërthamore.

Rezoluta e sanksioneve është hartuar nga Shtetet e Bashkuara. Phenjani i hodhi poshtë ato dhe tha se SHBA-ja do të përballet së shpejti me “dhimbjen më të madhe” që ka pasur ndonjëherë. Ambasadori, Han Tae Song, tha në OKB se SHBA është “e fiksuar” në pengimin e zhvillimit të Koresë Veriore si forcë bërthamore. Sanksionet e reja i kufizojnë Phenjanit importet e naftës dhe i ndalojnë eksportet e tekstilit. Shtetet e Bashkuara fillimisht kanë propozuar sanksione më të ashpra, përfshirë ndalimin total të importeve të naftës. Por, sanksionet janë miratuar njëzëshëm vetëm pasi aleatët e Phenjanit, Rusia dhe Kina, kanë rënë dakord për masa më të reduktuara.