VIDEO/ Messi një jashtëtokësor, këto statistika po frikësojnë Ronaldon

Lionel Messi po tregon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon të ri.

Jo vetëm në La Liga, sulmuesi argjentinas dëshmoi se është lojtari më i mirë në botë edhe në përballjen në “Camp Nou” kundër Juventusit në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Messi shënoi plot dy gola ndaj Juventusit dhe ishte pranë hettrikut ndaj kampionëve të Italisë.

Ky ishte goli i tetë i Messit në gjashtë ndeshjet e fundit. Pas largimit të Neymarit, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” gjatë këtij sezoni ka shënuar 7 gola nga 10 të fundit të Blaugranëve.

Barcelona këtë sezon duket se po varet nga Messi dhe nëse ai vazhdon kështu, atëherë pa dyshim se katalanasit do të jenë të frikshëm si në kampionat ashtu edhe në Europë.