Higuain: Do e provojmë përsëri Championsin

Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Gonzalo Higuain, në prag të supersfidës së mbrëmjes së sotme me Barcelonën, ka dhënë një intervistë për të përditshmen angleze “The Guardian”.

Dëshiroj të fitoj gjithçka. Te Juventusi luhet vetëm për të fituar, ky është mentaliteti i këtij ekipi. Vitin e shkuar iu afruam objektivit, tani do të tentojmë sërish, të frymëzuar për t’ja dalë. Goli nuk është një fiksim, por një detyrim”, deklaron 29-vjeçari.

Përsa i përket raportit të tij me golin, “El Pipita” shprehet se futbolli ushtron mbi lojtarët një presion konstant dhe se duhet gjetur menyra për të bashkëjetuar me këtë presion.

Personalisht mendoj se futbolli është sporti që pëson evolucion gjatë gjithë kohës. Mund të shënosh për shtatë ndeshje rradhazi e më pas mund të ngecesh dhe të mos shënosh në dy ndeshje. Që në këtë moment automatikisht ke hyrë në krizë. Këtu duhet edhe të dish të menaxhosh situatën dhe presionin që përmenda më lart. Përsa i përket golit, për mua ky i fundit nuk është një fiksim. Bashkëjetoj gjatë gjithë kohës me të në mendje, sepse kjo është detyra ime. Për sa kohë je një sulmues duhet të shënosh”, përfundon Higuain.