Surprizat e motit nuk kanë fund/ Ja si parashikohet të jetë dimri këtë vit

Nëse ka një gjë për të cilën biem të gjithë dakord është vera që sapo kaluam ishte e padurueshme.

Por parashikuesit e motit kanë një lajm të mirë sepse dimri që na pret nuk do të jetë si ai i vitit të kaluar. Në Evropë në përgjithësi pritet të jetë një dimër i butë.

Të dhënat që tregojnë se si do të jetë moti në vazhdim janë bërë publike nga Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës.

Sidomos gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor do të kemi temperatura mesatarisht të ulëta.