Agjenti e konfirmon: PSG-ja e kërkoi Schick, por ai dëshironte Romën

Agjenti i Patrik Schick, Pavel Paska ka zbuluar se edhe Paris Saint-Germain ka dëshiruar për të nënshkruar me klientin e tij.

Në një interevistë për “iSport Blesk”, lojtari çek iu bashkua Romës në formë huazimi me të drejtë blerje, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Nëse do merrnim parasysh vetëm emrin dhe aspektin financiar, me shumë mundësi do pranonim Paris Saint-Germain. Ata ishin serioz dhe nuk hiqnin dorë. Atëherë ne realizuam se Roma ishte zgjedhja më e mirë. Sampdoria kishte oferta më të mira në tavolinë, por presidenti Massimo Ferrero e mbajti fjalën dhe respektoi dëshirën e lojtarit. Ne mbyllëm transferimin me Romën për 15 minuta”, u shpreh ai.