Si do të jetë koha nesër? Njihuni me parashikimin e motit

Gjatë ditës së nesërme, deri në mesditë, Veriu e Qendra e vendit parashikohet të mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta duke u rrezikuar nga shira të dobët. Ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë zonat jugore.

Sipas “Meteoalb”: Pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Jug, por zonat qendrore e veriore mbeten me alternime kthjellimesh e vranësira të herë pas hershme.

Mbrëmja sjell mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit ruajnë vlera thuajse konstante gjatë mëngjesit, ndërsa një rritje të lehtë të temperaturave sjell mesdita.

/SYRI.net/