Topalli kujton Azem Hajdarin, ja çfarë shkruan

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka përkujtuar sot dëshmorin e demokracisë, Azem Hajdarin. Topalli ka postuar në Facebook, një foto ku ka dalë së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Azem Hajdarin.

Ndërsa e shoqëron me mbishkrimin:

In memoriam

20 vjet me pare, ne opoziten e veshtire te 97-es, por me lidere te vertete, pa llogari dhe me zemer per te rivendosur Shqiperine ne shinat e demokracise!