FOTO/ Grezda ‘çmend’ Kroacinë, zgjidhet lojtari më i mirë

Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe Osijekut, Eros Grezda, u bë protagonist në fundjavë në kampionatin kroat teksa shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes që skuadra e tij luajti ndaj Hajdukut të Splitit, duke i dhuruar fitoren 2-1.

Ai nuk e filloi si titullar këtë takim dhe u hodh në fushë vetëm në minutën e 62-të. Për shkak të paraqitjes së mirë që dhuroi në fushë dhe rëndësisë së golit që shënoi, gazeta “Sportske Nogomet” e ka vlerësuar futbollistin shqiptar duke e përzgjedhur si lojtarin më të mirë të javës në kampionatin kroat.