Aksident tragjik në Kavajë/ Vdes burri, gruaja rëndë

Një burrë 64 vjeç, me iniciale N.S. ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 15:30 në dalje të qytetit të Kavajës.

Aksidenti

Në rrugor Kavajë - Rrogozhinë, mjeti tip "Benz", me drejtues Lulzim Elezi, 46 vjeç është përplasur me mjetin tip motor (pa targa) ku si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, N.S., 64 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa bashkëshortja e tij, Sh.S., 60 vjeçe (pasagjere në mjetin tip motor) është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Pas marrjes së alarmit, policia dhe ambulanca ka shkuar në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit tip "Benz, Lulzim Elezi, është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale, bëjnë me dije burime nga Policia e Tiranës, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/SYRI.net/