Ish ministri i Ramiz Alisë/ U votua edhe nga dy demokrat, Ruçi i fik mikrofonin Berishës

Ish-ministri i Ramiz Alisë i votuar si kryetar Kuvendi edhe nga dy deputetë demokratë sot ka dashur që të tregojë se do e bëjë detyrën që i dhuruan.  

Ndryshe nga ish-kryetari i Kuvendit, tani presidenti Ilir Meta, Ruçi sot nuk është treguar tolerant me ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë seancës parlamentare.

Sapo janë plotësuar minutat e caktuara për fjalën e tij, Ruçi ka urdhëruar që ish-kryeministrit ti fiket mikrofoni.

Pas këtij gjesti ka pasur edhe disa replika mes tyre.

Gramoz Ruçi: Mos më detyro që në këtë seancë të zbatoj aplikimin e masave që parashikon rregullorja

Sali Berisha: Të keni turp

Gramoz Ruçi: Z.Berisha, mos e tepro tani. Ulu të lutem. Dhe mos i gënje këta kolegët e tu se i more me qafë.