PSG nuk i trembet hetimit nga UEFA, Al-Khelaifi: Rritje e madhe të ardhurash

Paris Saint-Germain nuk i trembet ndonjë ndëshkimi të mundshëm të UEFA-s.

Organi më i lartë i futbollit europian, duket se është gati të nisë hetimin për klubin parizien, pas supergoditjeve që drejtuesit e skuadrës realizuan gjatë merkatos verore, shkruan SYRI.net.

Në lidhje më këtë çështje ka reaguar dhe Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi i cili në një intervistë për “Telegraph” tha:

"Ne kemi punuar shumë për gjashtë vitet e fundit për të ndërtuar të ardhurat e klubit. Jemi rritur me anë të biletave, sponsorizimit, ditëve të ndeshjes dhe nga të drejtave televizive. Nga 90 milionë euro që ishin më parë këto dy sezonet e fundit të ardhurat janë arritur në 500 milionë euro”.

"Tani ne planifikojmë të vazhdojmë të rrisim të ardhurat tona nga 20 në 40 për qind. Kemi një vit për të përmbushur kriteret e FFP. Ne kemi afat deri më 30 qershor 2018. Kështu që unë u them të gjithë: qetësohuni dhe mendoni për projektin tuaj. Ne mendojmë për ndërtimin e projektit tonë", u shpreh ai.

Al-Khelaifi shpjegoi se si popullariteti i Neymar po ndihmon për të paguar tarifën e madhe.

"Unë fola me pronarin e Globo TV në Brazil dhe ai më tha: "E mendon sa njerëz në Brazil kanë parë paraqitjen e Neymar, vetëm prezantimi, jo ndeshjen e parë?”. Thashë: "pesë milionë? "Ai tha" jo ". Thashë '10 milion? 'Ai tha' jo sërish, por ishin 85 milionë”. Është e mrekullueshme. Isha në SHBA javën e kaluar dhe pashë fanellën e Paris Saint-Germain kudo. Është e njëjta gjë në Azi dhe në Amerikën Latine dhe në Lindjen e Mesme. Ndeshja e parë e Neymarit ndaj Guingamp u transmetua në 183 vende. Ishte e mahnitshme për Francën dhe ligën franceze”, përfundoi ai.

/ SYRI.net /