Guardiola ka një lajm të madh për Celinën

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina po kalon një formë të jashtëzakonshme me klubin e Twentes duke tërhequr vëmendjen e Pep Guardiolës.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera në Holandë, tashmë Guardiola premton shumë minuta në dispozicion të 20-vjeçarit i cili me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të rikthehet në  “Etihad Stadium”.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Celina shumë shpejt do të jetë në planet e Guardiolës madje mund të luajë edhe si titullar përkrah ‘yjeve’ të mëdhenj europian.