Dybala e pranon: Nuk mund të luaj në një skuadër me Messin

Pavarësisht se e vlerëson Barcelonën sërish një skuadër të fortë edhe pas largimit të Neymar, Dybala shprehet se Juventusi do të luajë për fitore në sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Në konferencën për shtyp para takimit me Barcelonën, Dybala pranoi se nuk mund të luajë me Messin në një skuadër pasi të dy kanë të njëjtin pozicion, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.

"Unë mund të mësoj shumë nga Messi", tha fillimisht Dybala.

 "Duke e parë atë që bën ai do të më ndihmojë shumë në të ardhmen". Por ai gjithashtu pranoi: "Duke luajtur me të tek Argjentina është pak e komplikuar, sepse ne luajmë në të njëjtën pozicion".

/ SYRI.net /