Nuk është PSG, Reali as Barça, Mbappe: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe ka folur për skuadrën favorite në Champions League.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, talenti francez befasoi të gjithë kur ta që Juventusi është favorite kryesorë për ta fituar këtë kompeticion, shkruan SYRI.net.

“Është e çuditshme sepse ne gjithnjë flasim vetëm për Realin, Barcelonën dhe Bayernin si favoritet kryesorë. Nuk flitet shumë për Juventusin që është gjithnjë atje, duke luajtur dy herë në finale në tre vitet e fundit. Të luash kundër tyre është shumë e vështirë. Të shënosh kundër tyre duhet të jesh perfekt dhe këtë e bëri Reali në finale kundër tyre. Juventus është gjithnjë favorit për ta fituar Champions Leaguen”, u shpreh ai.

Kujtojmë që mbrëmjen e sotme fillojnë emocionet në Champions League.

/ SYRI.net /