Berisha i drejtohet mazhorancës në Kuvend: Ju, fitimtarët-humbës më të mëdhenj në histori

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën sot në Kuvend duke i deklaruar mazhorancës se sipas Kushtetutës morale të shqiptarëve, “ju jeni fitimtarët-humbës më të mëdhenj në historinë e këtij vendi.”

“Në ligjet dhe kushtetutën e vendit, kjo seancë mblidhet për raportin për programin e qeverisë së 4 viteve që vijnë, mazhorancë kjo e dalë nga zgjedhjet e fundit me 74 deputetë, e transformuar në rrugë e sipër 78 e 80 - tha Berisha. - Deri këtu kemi të bëjmë me një procedurë ligjore, përcaktuar nga Kushtetuta, nga ligjet e vendit. Mirëpo cilido që vëren fytyrat e këtyre deputevë dhe shokëve që qëndrojnë prapa meje konstatojnë se ka zi në fytyrën e tyre, ka frikë në sy të tyre, konstaton se ka pasiguri të madhe. Edi Rama mbajti një fjalim të ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë. Por ai e mbajti të diktuar nga një panik i madh.

Ai e di mirë, e di mirë çdo deputet se përvec kushtetutës në ligje ekziston kushtetuta morale e njeriut, e kombit, e burrave dhe grave, e fëmijëve që buron nga shpirti i tyre.

Në atë kushtetutë ju jeni fitimtarët- humbës më të mëdhenj. Në atë kushtetutë morale ju vini këtu si një pseudomazhorancë e vërtetë. Në atë kushtetutë morale të qytetarit, burrit, gruas, fëmijës, ju jeni të ndëshkuarit e vërtetë.

2.4 mln shqiptarë dhe sa përfaqësojnë ata të tjerë në moshë të votimit, ju përbuzën, ju ndëshkuan.

2.4 mln shqiptarë me votën kundër dhe akoma më rëndë me bojkotin jau shndërruan ju fitoren në një dasëm pa nuse. Ju nuk e gëzoni dot. Çfarë fitore është kjo kur procesit themelor, jetik për demokracinë për liritë nuk i besuan miliona shqiptarë, braksitën kutitë e votimit.

Mund të shtroni pyetjen, po ju ku ishit? Ne patëm probemet tona, por detyrat kryesore e zgjedhjeve është e qeverisë.

...

Për një kryeministër që kërkon të shtrijë pushtetin e tij jashtë ligjeve, është kriminel. Zotërisë i duhet krimi për t’i thënë kryetarit të opozitës, për t’i mbyllur gojën kundërshtarëve. Në këto kushte, a mund të jetë  

Janë tre kompani të mëdha: lanë TAP-in, Devollin dhe kompaninë Omnix?

A e dini se kush i shkaktoi 37 fraktura, menaxherit të kompanisë Omnix?!një që ndërtohet këtu, i bëjnë 37 fraktura dhe dihet se kush ia bëri.

A e dini pse nuk ka investime?

Po ua thonë rëndom ambasadat! A doni shembuj? Para 2 muajsh, një nga gjigandët e botës erdhi q ëtë investonte në Shqipëri. Ambasada i tha “nuk është një ambient miqësor!”

Si mund të jetë i sigurtë? Ata kanë sigurinë të parën. Ato që shkruan DASH, ju ftoj t’i lexoni."