Formacioni i ‘yjeve’ që në verën e vitit 2018 largohen me parametra zero

Alexis Sanchez, Gianluigi Buffon, Lionel Messi, Andres Iniesta, Isco janë këta ‘yjet’ e futbollit botëror që gjatë merkatos së verës 2018 mund të largohen me parametra zero për shkak se u përfundojnë kontratat me klubet aktuale.

Tabloidi britanik “The SUN” ka publikuar formacionin më të mirë me lojtarët që në verën e vitit 2018 nuk kanë asnjë detyrim ndaj klubeve aktuale dhe mund të transferohen në cilin ekip të dëshirojnë, shkruan SYRI.net.

Neymar-Mappe tek PSG dhe Bonucci tek Milani ishin disa nga lëvizjet surprizuese të kësaj merkatoje por vera e vitit 2018 mund të na rezervojë surpriza akoma edhe më të mëdha.

/ SYRI.net /