Shtyhet për më 3 tetor gjykimi për rastin “Monstra”

 Sot në Gjykatën Supreme në Maqedoni  për herë të katërt është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Monstra”. Këshilli gjyqësor në këtë rast anuloi seancën me arsyetimin e pamundësisë për të sjellë njërin nga të akuzuarit nga burgu i Shtipit në seancë.

Avokatët mbrojtës në këtë rast shpresojnë në dëshmitë që dalin nga përgjimet që i kishte paralajmëruar kryeministri aktual, Zora Zaev. Ata insistojnë që rastin ta marrë Prokuroria Publike Speciale. Seanca e radhës është caktuar për më 3 tetor./Zhurnal