Basha zbardh 'skemën dinake' të Ramës për borxhin e fshehtë: Janë shpikje origjinale

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zbardhur sot para Kuvendit, atë që ai e quajti, "skemë dinake të qeverisë për marrjen e borxhit të fshehtë" dhe e konkretizoi me projektin e fundit të Rrugës së Arbrit. Basha i konsideroi kontratat koncensionare të Ramës si shpikje origjinale të tij në bashkëpunim me ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj me qëllim dhënien e gjithë pushtetit ekonomik, një kaste oligarkësh, klientë të tyre.

"Rama II do ta zhysë Shqipërinë në një krizë të pashmangshme financiare", - paralajmëroi Basha, -  për shkak se ajo e kthyer borxhin në instrumentin kryesor jo vetëm të investimeve, por edhe të shërbimeve, sikurse Rama I mori 3 miliardë USD borxhe në tre vitet e para.

Duket se e njëjta gjë do të vazhdojë. Përveç marrjes së detyrueshme të borxhit nga institucionet financiare, Ramë II ka përgatitur një skemë dinake të marrjes së borxhit të fshehtë përmes të të ashtuquajturave skema të partneriteti publik – privat.

Në program ai thotë se do të investohen 1 miliardë euro me anë të kësaj skeme. Duhet thkesuar se formulat e koncesioneve të Rama I, jo vetëm ndryshojnë në mënyrë rrënjësore nga koncesionet dhëna nga qeveritë e mëparshme, por në fakt nuk kanë asnjë lloj ngjashmërie as ligjore dhe as teknike me skemat e njohura ndërkombëtare të koncesioneve apo të partneritetit publik – privat.

Janë shpikje origjinale e dyshes Ramë- Ahmetaj, sharlatanizëm ekonomik, klientelizëm i kulluar për të marrë borxh indirekt duke favorizuar klientët.

Skema është e thjeshtë: në vend që qeveria të marrë borxh vetë për investimin apo ofruar shërbimin, Rama II nënshkruan fillimisht një kontratë të gjatë me një privat për t'i paguar çdo vit koston e investimit apo shërbimit nga paratë e qytetarëve. Pastaj, privati, me këtë kontratë garanci shkon në bankë dhe merr hua të shtrenjtë në sistemin bankar dhe me këtë kryer investimin publik, jo privat. Kështu, edhe pse qeveria ka një borxh afatgjatë ndaj privatit, kjo nuk regjistrohet si borxh publik, ndërkohë që rreziku i privatit është zero.

Me këtë skemë, privati në mënyrë konstante klient i Rama I apo Rama II fryn koston e investimit, ul cilësinë se në fund gjithçka do të paguhet nga Buxheti i shtetit, pra nga xhepat e qytetarëve.

Shiko projektin e Rrugës së Arbrit:

Rama I e përzuri institucionin që jepte kredinë dhe ia dha klientit' vetëm se privati e bëri koston e rrugës nga 150 milionë, 250 milionë menjëherë -  të së njëjtës rrugë - dhe qeveria përveç kësaj, do të bashkëfinancojë direkt, pra do t’i japë edhe 90 milionë të tjera.

Ky program konfirmon planin e Edi Ramës për kalimin e të gjithë ekonomisë kombëtare të të gjithë  oligarkëve të lidhur me të. Kjo do të sigurojë pushtetin ekonomik të kësaj kaste dhe me pushtetin ekonomik i siguron dhe jetëgjatësinë e pushtetit të tyre politik," theksoi kryetari i Partisë Demokratike.