FOTO/ Rihanna fsheh kilet e tepërta

Me gjysmë zëri ka pranuar se ka shtuar disa kile, por sërish ajo është në gjendje që t’i fshehë me stil ato.

Rihanna tërhoqi vëmendjen jo në pasarela, por në rrugët e Nju Jorkut në javën e modës që mbahet në “Mollën e madhe”.

29-vjeçarja i besoi sërish stilistit Mel Ottenberg tregoi linjat e bollshme me një fustan të gjatë të zi, të shoqëruar me aksesorët e bollshëm.

Rihanna ka pasur verë të suksesshme me “Wild Thoughts”.

Ajo po spekulohet se ka një lidhje romantike me një miliarder arab.

Por, ka kohë që ylli nga Barbados nuk u shfaq me të dashurin e saj duke nxitur spekulime për ndarje.