Prapaskena e merkatos/ Zbulohet përse Mbappe zgjodhi PSG-në

Presidenti i PSG-së, Nasser al Khelaifi, ka treguar se disa skuadra i kanë ofruar Kylian Mbappe më shumë sesa ata.

Al-Khelaifi insiston se Mbappe zgjodhi me zemër, pasi dëshironte të kthehej në qytetin ku është rritur dhe të qëndronte në Francë.

“Disa skuadra i ofruan Mbappes më shumë sesa ne dhe të gjitha skuadrat e mëdha europiane e kërkuan”, tha Al-Khelaifi për “The Tepegraph”.

“Por, ne ia shpjeguam projektin tonë. Ai është francez, parisien dhe e zgjodhi PSG-në me zemër, sepse dëshironte të qëndronte në Francë”, theksoi presidenti i klubit të kryqytetit francez.